SHBA mposht Australinë dhe siguron pothuajse kualifikimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur një hap të madh drejt fazës së 1/16-ve të finales, pasi triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Australisë, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në grup. Pas suksesit bindës ndaj Paraguait në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino konfirmoi formën e mirë edhe përballë “Socceroos”.

Amerikanët e nisën takimin me ritëm të lartë dhe dominuan minutat e para. Avantazhi erdhi në minutën e 11-të, kur mbrojtësi australian Burgess devijoi topin në portën e tij pas një krosimi nga krahu i djathtë, duke shkaktuar autogol. SHBA vazhdoi të sulmonte dhe krijoi raste të tjera me McKennie dhe Balogun, por pa arritur të dyfishonte menjëherë rezultatin.

Goli i dytë erdhi në minutën e 43-të. Pas një aksioni të bukur të ndërtuar, Freeman shënoi nga afër, ndërsa VAR konfirmoi vlefshmërinë e golit. Në pjesën e dytë, amerikanët kontrolluan lojën me posedim të lartë të topit, ndërsa Australia reagoi vetëm në fund falë Irankundës dhe Volpatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, përpjekjet e australianëve nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Takimi u zgjat për shkak të problemeve fizike të arbitrit Felix Zwayer, por rezultati mbeti i pandryshuar. Me 6 pikë të grumbulluara, SHBA është praktikisht e kualifikuar në fazën e 1/16-ve të finales.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12888 (68.3%)
Jo 4683 (24.8%)
Nuk e di 1301 (6.9%)

Vota totale: 18872