Shearer: Rogers meriton vendin e titullarit para Bellingham te Anglia!

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, beson se Morgan Rogers duhet të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Thomas Tuchel në rolin e organizatorit të lojës së Anglisë në Kupën e Botës 2026, duke lënë në stol Jude Bellingham.

Sipas Shearer, forma e shkëlqyer e Rogers gjatë sezonit të fundit me Aston Villën e ka vendosur atë përpara mesfushorit të Real Madridit, i cili është përballur me probleme dëmtimesh gjatë muajve të fundit.

Edhe pse Bellingham do të mbajë fanellën me numrin 10 në turne, ish-sulmuesi i Anglisë mendon se Rogers e ka fituar me meritë vendin në formacionin titullar për ndeshjet e fazës së grupeve kundër Kroacisë, Ganës dhe Panamasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për momentin, mendoj se Rogers ka kaluar paksa përpara. Bellingham ka pasur disa probleme me dëmtimet, ndërsa Rogers ka hyrë në ekip dhe ka bërë paraqitje shumë të mira”, deklaroi Shearer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se mesfushori i Aston Villës ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe e ka fituar të drejtën për të qenë protagonist në një Kupë Bote.

“Rogers ka qenë fantastik. Është një futbollist shumë i talentuar. Më pëlqen mënyra si luan dhe qëndrimi që ka në fushë. Shpresoj të bëjë një turne të madh”, u shpreh ish-kapiteni i Newcastle United.

Në formacionin e tij ideal, Shearer do të zgjidhte një mesfushë të përbërë nga Morgan Rogers, Elliot Anderson dhe Declan Rice, ndërsa në sulm do të rreshtonte Harry Kane, Bukayo Saka dhe Marcus Rashford.

Sipas tij, Tuchel do të përballet me vendime të vështira për përzgjedhjen e titullarëve, por trajneri gjerman ka përvojën e nevojshme për të menaxhuar yjet që mund të mbeten jashtë formacionit.

“Nëse ka një trajner që di të menaxhojë futbollistët e mëdhenj kur mbeten në stol, ai është Thomas Tuchel. Gjithashtu, në futbollin modern nuk është më e njëjta skuadër që luan çdo ndeshje. Do të duhet kontributi i të gjithë grupit për të arritur sukses në një turne të tillë”, përfundoi Shearer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?