Shehi e nis me fitore te Partizani, ndaj Teutës vendos goli i Carës

Partizani është rikthyer te fitoret pas 7 ndeshjet në kampionat, që përkon dhe me sfidën e parë të Orges Shehit. Të kuqtë triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.

Vendosi goli i Tedi Carës, i shënuar në minutën e 40-të, pas penalltisë së fituar nga Hadroj. Në pjesën e dytë, Teuta u përpoq të barazonte, por Qirko dhe shtylla, ia mohuan golin durrsakëve, që mbeten në vendin e fundit me vetëm 16 pikë.

Partizani renditet në vendin e dytë me 35 pikë, 5 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?