Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shehi fillon aventurën te Partizani: Të gjitha skuadrat mund të arrijnë në “Final 4”

Sporti E premte, 12 Janar 2024 17:07
Shehi fillon aventurën te Partizani: Të gjitha skuadrat mund të arrijnë në “Final 4”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes së parë të tij zyrtare në stolin e të kuqve. Një ndeshje që përkon me sfidën ndaj Teutës, ku tekniku durrsak ka theksuar se kërkon maksimumin nga ekipi i tij.

“Sigurisht në profesionin të cilit unë i kam hyrë prej 5 viteve i ka këto lëvizje, kthehem në një klub që e kam lënë komplet tjetër dhe e gjej komplet të ndryshuar. Siç ka ndryshuar klubi, ka ndryshuar edhe pozicioni im, kam qenë në rolin e lojtarit dhe kapitenit ndërsa tani jam të trajnerit. Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, duke ditur edhe objektivat që ka klubi dhe është përgjegjësi e madhe ta drejtosh këtë klub.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E nisim kampionatin pas një pauze – “Është ndeshja ime e parë dhe gjithsecili kërkon të bëjë më të mirën. Pas një karriere të gjatë, se kam rreth 30 vite në futbollin shqiptar, që nga viti 1994 dhe kam ndërruar shumë skuadra. Kështu i bie që sa herë të përballëm është një ish-skuadër. Ndaj ish-skuadrave gjithmonë ruajë respekt të ndërsjellë siç i takon një profesionisti, kurse në fushën e lojës dua të gjitha ndeshjet t’i fitoj”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në futboll nuk ka skuadra të lehta – “Ka skuadra dhe kundërshtarë të vështirë. Me këtë ide duhet të futemi, nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara, por në atë që kemi punuar dhe punojmë, faza shërben për kampionatin. Aty kërkojmë të jemi serioz në çdo ditë të punës, se kampionati është që javë për javë të bëjmë më të mirën tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë seriozitet dhe asnjëherë dozë demotivimi”.

Mund t'ju interesojë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Para 7 orësh
Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Para 7 orësh
Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Para 8 orësh

Dëmtimet – “Fatkeqësisht nga lojtarët që kam gjetur të dëmtuar, asnjë nuk është kthyer dhe Mehmeti mungon për arsye kartonësh. Shpresojmë që në vijim, edhe pse gjendja përmirësohet, gradualisht të futen me grupin dhe pastaj të marrin gjendjen optimale. Tani është situatë e njëjtë me atë që ka mbaruar kampionati. Mos gabohem në atë ndeshje të fundit Bintsuka ishte ndërsa tani nuk është. Kemi kontingjent lojtarësh që nuk mund të qajmë ato që nuk janë, por të përqendrohemi te ajo që duam të marrim nesër”.

Përkushtimi – “Ajo që pashë në Turqi ishte skuadër dhe djem që kanë dëshirë për të punuar, seriozitet, dëshirë për të ecur përpara. Ne duhet të ngulmojmë sa më shumë sa i përket pjesës së vazhdimësisë, për t’u rritur kërkohet vazhdimësia, e cila kërkon disiplinë, pune e përkushtim. Këto i pashë në ato pak ditë sa ishim atje, besoj se na kanë shërbyer”.

Skuka e njeh mirë ambientin – “Ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje. Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka.

Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike. Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka.

Mbrojtja – E kam gjetur skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe shpresojmë të na kthehet Preka dhe bëhen katër, se Bytyçi do të mungojë për disa muaj. Kështu që me këto që kam gjetur, kam gjetur dëshirën, të rinj që kërkojnë të rriten.

Më e rëndësishme në futboll është dëshira dhe përkushtimi ndaj profesionit se po t’i kesh, është më e lehtë të përmirësohesh e rritesh. Duke u rritur gjithsecili nga pak, bëjmë atë gjënë e madhe pastaj që gjithsecili ka pjesën e vet të gjithë këtij ingranazhi që kërkon të lëvizi, skuadrën.

Pretendentët? Unë i shoh të gjithë në katërshe, edhe pse renditja të jep deri diku se cilat janë pretendente. Është edhe gjysma e kampionatit për t’u luajtur, por një skuadër që bën një seri fitoresh radhazi, nuk është çudi që të vijë pranë nesh.

“Final 4” – Nuk e di si do e interpretojnë skuadrat që janë në krye me lëvizjet që kanë bërë për të qenë më pas në katërshen për herë të parë, formula është që në fund fare shihen të mirat apo të këqijat, duhet të presim. Por duhet të jemi të përqendruar për të bërë më të mirën në 36 javë. Pastaj janë dy ndeshje që kërkojnë shumë freski, përqendrim dhe sidomos fatin pasi janë finale”, tha ndër të tjera Shehi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 8 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.