Shehi: Futbolli është i poshtër, barazim zhgënjyes! Titulli? Tani më e vështirë

Tirana barazoi me Kukësin në Elbasan dhe pas ndeshjes trajneri Orges Shehi analizoi paraqitjen e skuadrës së tij. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Na vjen keq dhe nuk ka mend as kalem. E nisëm 0-1, patëm shumë raste, e përmbysëm dhe pastaj pësuam. Normalisht na sjell zhgënjim. Patëm raste, shkuam te porta si deshëm. E pësuam nga dy episode. Futbolli është i poshtë, nuk kemi çfarë bëjmë”.

“Golat e pësuar? Futbolli është lojë kolektive, por varet edhe nga individët. Nuk dua të vë gishtin te lojtarë të veçantë për mënyrën se si shkoi ndeshja. Normalisht të dhemb kur ka gabime individuale”, shtoi durrsaku që drejton Tiranën.

“Po nuk shënove e pëson, kjo na ndodhi ne. Më vjen keq se e kthyem ndeshjen, kishte pak minuta dhe pësuam gol nga një goditje dënimi që ishte në distancë të largët. Zhgënjimi është prezent. Ka pak ndeshje tani dhe normalisht rikuperimi është i vështirë. Normalisht për këtë mërzia është dyfish më e madhe”.

“Gabimet nuk vijnë nga mungesa e besimit. Ndodhin ën futboll, por nuk e vë gishtin tek asnjë lojtar. Nuk i bëj me faj. Titulli? Sigurisht vështirësohet shumë, ka ndeshje më pak. Kur nuk merr pikët shpreson te gabimet e të tjerëve, nuk ke gjë në dorë. Janë pak pikë në lojë, të shohim si do dalin rivalët”, ka përfunduar Shehi. /abcnews.al

SHKARKO APP