Shehi: I kënaqur me fitoren ndaj Skënderbeut, VAR i domosdoshëm!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i kënaqur për fitoren 4-2 ndaj Skënderbeut, por strategu i bardhebluve theksi se ka mungesë futbollistësh duke e krahasuar nga sezoni i kaluar. Lidhur me VAR, Shehi nuk ka dyshime se e ndihmon gjyqtarin për të mos gabuar.

“Tirana është e njëjtë, pavarësisht se ndryshojnë nga fraksioni në fraksion. Në pjesën e parë kishim vështirësi, gabuam në vendosje të goli i pësuar. Në pjesën e dytë gabuam edhe në metodën e lojës. Sa më shumë të shënojmë aq më mirë. Jam i kënaqur.

Jam i kënaqur si në fazën difensive dhe në atë ofensive. Më vjen mirë që Ngoo shënoi dopietë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Jemi difiçit me kontingjentin, për shkak të largimeve në momentet e fundit. Ato na lanë një boshllëk. Mendoj që do të fokusohemi te kontingjenti që kemi. Shpresoj që të arrijnë sa më shpejt Giamfi dhe Danso për t’i kompletuar.

Është një kampionat shumë i luftuar, për shkak edhe të organikës së skuadrave. Janë 6 ose 7 pretendentë. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër në kampionat. Ai që do të gabojë më pak dhe do të ketë vazhdimësi do t’ia dalë të jetë në krye. Ky është opinioni im për këtë kampionat.

Para disa ditësh FSHF na mblodhi për na shpjeguar VAR-in, i cili ndihmon shumë në futboll. Gjyqtarët dy sy kanë, edhe mund të gabojnë. VAR-i është i domosdoshëm. Duhet t’i kuptojmë edhe ne gjyqtarët, se e kanë për herë të parë”, u shpreh Shehi.

SHKARKO APP