Shenja pozitive në disfatën ndaj Polonisë, presidenti Duka: Ka ikur koha e humbjeve të thella

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin drejt Euro 2024. Disfata 1-0 ndaj Polonisë dha sinjale të mira për kombëtaren shqiptare. Tranjeri i ri, braziliani Sylvinho u duk se kishte implementuar siç duhet idetë e tij, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka që e vlerësoi performancën e kuqezinjve.

“Për lojën e zhvilluar dhe atë që dhamë në fushën e lojës duhet të kishim marrë diҫka më shumë por kjo nuk ndodhi. Duhet të rritemi, të punojmë më shumë dhe të jemi më me këmbë në tokë. Duhet ta kuptojmë të gjithë, ne, ekipi e stafi drejtues që kemi humbur në Varshavë.

Sigurisht që është detyrë e stafit teknik të analizoj në mënyrën më të mirë këtë ndeshje të parë eliminatore dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura se ҫfarë shkoi mirë dhe se ku do duhet të fokusohemi për tu përmirësuar dhe parë atë skuadër që të gjithë ne duam. Për të fituar një ndeshje dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet ta ҫosh topin në rrjetë”.

Pavarësisht humbjes, kuqezinjtë nuk do e harrojnë objektivin kualifikim, me presidentin Duka që paralajmëron kombëtaren për 7 sfidat e radhës.

SHKARKO APP