Shënoi 2 gola, por Harry Kane e pranon: Ndeshja me Shqipërinë, ndoshta një ndër më të vështirat në grup

Kuqezinjtë në përballjen me Anglinë meritonin shumë më shumë teksa nuk i shfrytëzuan dot shanset e krijuara, gjë që e bëri Harry Kane që na ndëshkoi duke shkuar në 78 gola e duke thyer rekordin e lkegjendës Pele. Vetë kapiteni i Anglisë pas përfundimit të ndeshjes pranoi se kjo fitore për skuadrën e tij nuk ishte aspak e lehtë.

”Ishte me të vërtetë një ndeshje e vështirë. Ndoshta një ndër më të vështirat që kemi pasur në grup dhe ne duhej të tregoheshim të duruar-tha Harry Kane-duhej të punonim për të shembur mbrojtjen e ture duke qenë se ata janë shumë solidë në këtë pikë. Arritëm ta bënim dhe e mbyllëm ndeshjen 2-0, një tjetër sfidë pa pësuar gola jemi shumë të lumtur”.

Për të kjo fitore ndaj Kombëtares ishte shumë e rëndësishme. ”Është një fitore shumë e rëndësishme. Nuk donim të mbyllnim vitin me humbje dhe më pas të prisnim muajin mars për të luajtur sërish. Tani mund të largohemi dhe të shijojmë të gjithë këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?