Shënoi 3 gola dhe dha një asist, Jasir Asani merr notën 9.9 nga “SofaScore”

Jasir Asani ishte njeriu i ndeshjes Guangju-Jokohama. Skuadra e sulmuesit të Shqipërisë triumfoi me shifrat e thella 7-3 në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë.

3 nga golat u shënuan nga Asani, i cili dhuroi edhe një asist. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar futbollistin me notën e lartë 9.9.

Nga 5 goditje, 4 i ka gjuajtur në portë, ndërkohë ka bërë 17 pasime të sakta nga 23. Një ndeshje fantastike dhe një formë perfekte për sulmuesin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?