UEFA Champions League ka shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjeve që lamë pas. Robert Lewandowski shpërtheu me 4 gola në sfidën kundër Cervena Zvezdës në Serbi. Bayerni fitoi me rezultatin 0-6, por ishte polaku që nuk u frenua.
Ai realizoi 4 gola të shpejtë duke konfirmuar formën fantastike që po kalon këtë sezon. Lewandowski ka luajtur 20 ndeshje me Bayernin këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 27 gola.