Shënoi dhe festoi si CR7, Ronaldo befason Uzunin pas ndeshjes

Myrto Uzuni ka lënë shenjën e tij në Ligën e Kampioneve, në fazën e grupeve. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur rrjetën në një nga ndeshjet më prestigjioze, atë kundër Juventusit në fushën e këtij të fundit.

Në minutën e 19 të ndeshjes, Uzuni devijoi në portën e Shçzesnji një harkim nga krahu i djathtë, duke treguar nuhatje të jashtëzakonshme në zonë dhe vendosur emrin e tij në historinë e këtij turneu.

Si qershia mbi tortë pas vërshëllimës finale do të mendonte Cristiano Ronaldo që do të bënte gjestin e madh, duke i dhuruar fanellën sulmuesit shqiptar. Një mbrëmje e paharrueshme për Uzunin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?