Shënoi golin historik në Serbi, Rey Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës time

Rey Manaj ishte më i kritikuari pas ndeshjes me Serbinë në Tiranë, pas atij 11-metërshi të humbur, por sonte u kthye në hero në Leskovac, duke shënuar golin e vetëm që i solli Shqipërisë fitoren historike.

”Është një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Me rëndësi është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët.

Isha shumë i lodhur dhe në pjesën e parë mora një goditje me taka, por jam shumë mirë. Edhe Mirlindi u fut dhe luajti shumë mirë, si dhe të gjithë çunat e Shqipërisë që dhanë gjithçka në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me Shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?