Sherr dhe grushte në kampin bardheblu, Tirana pezullon Dushkun nga Mavrova

Mbrojtësi lezhjan, Erjon Dushku, nuk është më pjesë e Tiranës, teksa 24 herë kampionët e vendit ndodhen aktualisht në përgatitoren e Mavrovës. Ai është përjashtuar nga skuadra pas një debati që pati në stërvitje me mesazhatorin e ekipit ku nuk munguan edhe shkëmbimet  e grushteve. Trajneri Shkëlqim Muça i ka kërkuar klubit masa disiplinore, ose në të kundërt të largohet nga drejtimi ai vetë pasi nuk mund të ketë sukses me në ekip ku lojtarët mund të sillen si të duan. Nuk ka vonuar shumë dhe vendimi ka qenë i prerë, për përjashtimin e Dushkut, deri në sqarimin e  plotë të ngjarjes. Në njoftimin për shtyp të bardhebluve, lidhur me këtë situatë të krijuar, thuhet: “Erion Dushku është larguar nga Mavrova gjatë ditës së djeshme. Shkak për këtë lëvizje është bërë thyerja e disiplinës dhe shkelja e rregullores se klubit.

“Kërkesën për të lënë menjëherë grumbullimin ia ka komunikuar trajneri Shkëlqim Muça dje pasdite, sapo ka nisur seanca stërvitore. Mbrojtësi është larguar nga Maqedonia për t’u rikthyer në Tiranë. Klubi ka vendosur ta pezullojë pa afat Erion Dushkun për thyerje të disiplinës. Në një moment të dytë do të ketë një tjetër vendim për këtë çështje.”

 Kujtojmë se mbrojtësi lezhjan ishte pjesë e Kukësit në sezonin e shkuar, por u përjashtua nga presidenti Safet Gjici para finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin, së bashku me Smajlin. Ai ka provuar ta veshë edhe më herët fanellën bardheblu, në periudhën 2010-2013. Gjatë atyre tri viteve ka luajtur 67 ndeshje në kampionat me 24 herë kampionët e Shqipërisë, si dhe ka shënuar 3 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?