Sherri mes Bonuccit dhe Matuidi ndodhi për shkak të … Rabiot

Humbja në Lion nuk e ka përmirësuar aspak atmosferën në dhomat e zhveshjeve të Juventusit. Kulmi ishte përplasja mes Bonuccit dhe Matuidi në nxehjen para duelit ndaj skuadrës franceze. Sipas mbrojtësit francezi nuk ishte i përqendruar në ndeshje, duke marrë një “tërheqje” veshi nga kapiteni. Gjithçka ka ndodhur për shkak të …Rabiot.

“Corriere di Torino” raporton se francezi mbeti shumë i pakënaqur pas mbledhjes taktike të bërë para ndeshjes, teksa zbuloi se në vendin e tij në formacion do të ishte Rabiot. Matuidi ka kaluar një situatë të ngjasme edhe te PSG, sërish protagonist ishte Rabiot, derisa u transferua te Juventusi.

Një telash më shumë për Maurizio Sarrin, i cili është në qendër të kritikave nga tifozëve për shkak të lojës dhe rezultateve negative në ndeshjet e fundit. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP