Sherri: Seria A një ëndërr, Cagliari më ngjason me Shkodrën
Alen Sherri ishte prezent në një event të organizuar nga “BeAsOne” ku u ndal përpara gazetarëve për të dhënë edhe një prononcim të shkurtër.
“Cagliari është një qytet i mrekullueshëm dhe herë herë më kujton shumë qytetin e lindjes pasi ngjajnë shumë. Me kalimin në Serinë A mu plotësua një ëndërr, të cilën e kisha që në fëmijëri. Kalimi në një kampionat si ky ka qenë synimi im i madh”, tha portieri shqiptar.
Ndërkohë që tifozët e Cagliarit kanë qenë ata që i kanë bërë më shumë përshtypje shqiptarit, i cili pranon se pritja që i kanë bërë në ishull ishte e veçantë.
KOHA JONË SONDAZH

