Shevçenko: Kombëtarja shqiptare, ka bërë shumë progres
Andriy Shevçenko, ish-ylli i Milanit dhe Ukrainës, shpreson që Kombëtarja shqiptare të shkojë sa më larg në “Euro 2016”.
Ih-sulmuesi i Dinamos së Kievit, Milanit dhe Chelseat, aktualisht zëvendës-trajner i Ukrainës, kujtoi se përfaqësuesja kuqezi ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe se mund t’u hapë probleme edhe skuadrave më të forta.
Më shumë se 10 vite më parë, Sheva ka qenë kundërshtar i Shqipërisë në fushën e blertë, ndërsa sot kontributin e jep nga bankina.
“Shqipëria ka ndryshuar shumë, skuadra ka bërë progres. Trajneri De Biasi po punon shumë mirë, futbollistët gjithashtu. Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar dhe e fortë, ne ishim më pranë fitores dhe ia arritëm. Unë e uroj Shqipërinë që të ecë sa më shumë në Europian.”, ka deklaruar Sheva.
KOHA JONË SONDAZH

