“Shi parash” në dhomën e zhveshjes së Dinamos, festa pas kualifikimit bëhet virale

Kualifikimi i Dinamo City në play-off-in e Conference League nuk u festua vetëm me brohorima dhe muzikë. Festa e skuadrës kryeqytetase mori përmasa ndërkombëtare pas një skene të veçantë në dhomën e zhveshjes, ku presidenti Ardian Bardhi u shfaq me një qese të mbushur me para.

Pas fitores së thellë 4-0 ndaj Audës së Letonisë, Bardhi hyri në dhomën e zhveshjes dhe hodhi paratë në dysheme përpara futbollistëve, duke iu bashkuar festës së skuadrës.

Sipas burimeve, premioja e dhënë për ekipin ishte 90 mijë euro, si shpërblim për suksesin dhe kualifikimin në fazën e ardhshme të kompeticionit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e festës nuk mbetën vetëm brenda kufijve të Shqipërisë. Videoja u shpërnda nga media të njohura europiane dhe ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje për mënyrën e pazakontë të festimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Itali, “‘Il Messaggero”‘ e përshkroi skenën me titullin “Dinamo Tirana, pioggia di soldi nello spogliatoio”, ndërsa në Spanjë “‘Marca”‘ e cilësoi si një “çmenduri”, duke theksuar momentin kur presidenti hyri në dhomën e zhveshjes dhe u hodhi lojtarëve një qese me para.

Edhe “‘El Correo”‘ e përshkroi episodin si një “festë surrealiste në Shqipëri”.

Jehona e kësaj skene u shtri edhe në Kroaci, Rumani, Bosnje dhe vende të tjera, ku media si “‘Index.hr”‘, “‘Jutarnji list”‘, “‘Večernji list”‘, “‘SportKlub”‘, “‘Digi Sport”‘, “‘AS.ro”‘, “‘Sportsport.ba”‘ dhe “‘Doble Amarilla”‘ publikuan videon dhe lajmin.

Edhe në Amerikën Latine pati jehonë. “‘Record México”‘ e përcolli momentin me titullin: “Të kualifikohesh dhe presidenti yt të vijë me një qese me para!”

Por përtej spektaklit të festës, te Dinamo tashmë është vendosur edhe një objektiv shumë më i madh. Presidenti Ardian Bardhi u ka premtuar lojtarëve një premio prej 500 mijë eurosh nëse arrijnë të eliminojnë Pafos dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e ligës së Conference League.

Kështu, “shiu i parave” pas suksesit ndaj Audës mund të jetë vetëm fillimi i një shpërblimi shumë më të madh, nëse Dinamo arrin të shkruajë historinë në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?