Shifrat e çmendura i vulos United, merr Martial për 50 mln euro

 Merkatoja europiane mbyllet dhe surprizat nuk munguan këtë verë. Lëvizjet e futbollistëve sa vijnë e bëhen më të kushtueshme. Kampionati anglez ishte ai që shpenzoi më shumë në merkato. Manchester United dhe Manchester City ishin ekipet që kryen transferimet më të shtrenjta. E papritura e ditës së fundit të shitblerjeve, ishte padyshim Anthony Martial. Futbollisti 19-vjeçar francez kaloi nga Monaco te Manchester United për 50 milionë euro. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, kjo shifër është edhe më e lartë, rreth 80 milionë.  Një shumë marramendëse për një lojtar thuajse të panjohur.  Manchester City mori nga Liverpuli Rahem Sterling për 70 milionë euro, dhe nga Volfsburgu Kevin De Bruyne për 74 milionë euro.  Klubi gjerman e zëvendësoi atë me Julian Draxler, të cilin ja rrëmbeu Juventusit. Paris Saint Germain transferoi Angel Di Marian nga Manchester United për 65 milionë euro. Argjentinasi u largua vetëm pas një sezoni në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?