Shitje rekord të fanellës që Messi nuk do ta veshë kurrë te Barcelona

Lionel Messi nuk do të luajë me Barcelonën në sezonin e ri, por fanella e tij vazhdon të shitet në dyqanet zyrtare të klubit. Pas komunikatës zyrtare të katalanasve, në këto orë ka nisur një garë e vërtetë për të siguruar një copë unike për koleksion: fanella e re e Barçës me 10 e Messi-t.

Një fanellë që Messi nuk do ta veshë kurrë dhe që për këtë arsye vlen akoma më shumë. Pavarësisht largimit të tij, Barcelona do të mbajë të drejtat e shitjes së kësaj fanelle edhe për tre muaj të tjerë. Për shkak të radhëve të gjata të tifozëve në dyqanet e klubit priten shitje rekord.

SHKARKO APP