Shiu nuk është problem për Vllazninë. Fiton edhe ndaj Teutës, blindon kreun e renditjes

Edhe pse moti është në ditët më të këqija, Vllaznia nuk lëshoi “pe” këtë sezon. Përballë kishte një kundërshtari të vështirë si Teuta, ndeshja u luajt 90 minuta me reshje të vazhdueshme shiu, por shkodranët triumfuan edhe këtë herë duke marrë 3 pikët, të cilat i shkëpusin ata në renditje.

Goleadori Ardit Hoxhaj ka qenë ai që ka vendosur ndeshjen për Vllazninë me golin e tij të shënuar në pjesën e dytë. Teuta u zgjua vetëm në minutat e fundit për të reaguar, por shumë vonë, pasi Vllaznia ishte e renditur mirë në mbrojtje, duke shmangur golin.

Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 29 pikëve, 9 më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe 10 nga Partizani i vendit të tretë, i cili do ta luajë nesër ndeshjen e kësaj jave ndaj Apolonisë së Fierit.

SHKARKO APP