Shkarkimi i Enzo Marseca-s, zbulohet arsyeja pse Chelsea e largoi

Chelsea e ka nisur vitin 2026 me një vendim të papritur, duke shkarkuar që në ditën e parë trajnerin Enzo Maresca. Ndonëse rezultatet negative të javëve të fundit kishin vënë në diskutim pozicionin e tij, mediat angleze zbulojnë se arsyeja kryesore e ndarjes lidhet me shkelje serioze të kontratës dhe mungesë respekti ndaj klubit londinez.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, gjatë periudhës që ka drejtuar Chelsean, Maresca ka zhvilluar bisedime me dy klube të mëdha europiane, Manchester City dhe Juventus. Këto kontakte janë kryer pa dijeninë e klubit blu, ndonëse në kontratën e trajnerit italian ekziston një klauzolë e qartë që ndalon negociatat apo komunikimet me klube të tjera pa miratimin e drejtuesve të Chelsea-s.

Po sipas burimeve, Maresca kishte detyrimin kontraktual të informonte klubin për çdo kontakt të tillë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ky veprim është konsideruar shkelje e rëndë dhe ka përshpejtuar vendimin për shkarkimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, “The Athletic” raportonte se Maresca shihej si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Pep Guardiolën te Manchester City në fund të këtij sezoni, çka duket se ka rritur edhe më shumë tensionin mes trajnerit italian dhe drejtuesve të Chelsea-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?