Shkarkimi i pestë radhazi, a mund të quhet më Mourinho “Special One”?

A detailed view of a mural painting depicting new AS Roma coach Jose Mourinho driving a Vespa scooter, like Gregory Peck in ÔLa Dolce VitaÕ movie, in Rome, Italy, 07 May 2021. The mural is credited to an unidentified street artist, who is only known as 'Harry Greb'. EPA-EFE/RICCARDO ANTIMIANI

Aventura e dytë në Itali për Jose Mourinho-n u mbyll me një shkarkim të bujshëm për shkak të rezultateve. “Special One” zbarkoi në Romë më 4 maj 2021, pak javë pasi ishte shkarkuar nga Tottenham.

Emërimi i tij në krye të ekipit verdhekuq solli entuziazëm te tifozët. Në pak kohë, në vitin e tij të parë, Mourinho i dhuroi Romës trofeun e parë Evropian, Conference League, duke fituar zemrat e tifozëve. Portugezi flirtoi edhe me trofeun e dytë Evropian, ku në finalen e Europa League u mposht nga Sevilla.

Mourinho shkëlqeu në Evropë, por në kampionat nuk arriti kurrë ta ngjiste Romën në nivelin që drejtuesit e klubit kërkonin. Mourinho drejtoi Romën në 138 ndeshje, fitoi 68, barazoi 30 ndërsa pësoi 40 humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mourinho cilësohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, por pas vitit 2010, kur fitoi “tripletën” me Inter, portugezi nuk arriti kurrë të dërgonte deri në fund një kontratë, por u shkarkua në të gjithë klubet që mori përsipër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Real Madrid, Chelsea, Man.United, Tottenham dhe së fundmi Roma, në të 5 rastet e fundit, Mourinho është shkarkuar gjithnjë duke zbehur pak statusin e tij si “Special One”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?