Shkarkohet Rafa Benitez, Reali ia beson stolin legjendës Zizu
Rafael Benitez prej ditës së sotme nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit.
Vendimin për largimin e ish-trajnerit të Liverpul dhe Napolit, drejtuesit e klubit madrilen e morën pas barazimit të një dite më parë, në ndeshjen e La Liga përballë Valencias, 2-2.
“Los Blancos” kaluan dy herë në avantazh me Karim Benzema e Gareth Bale, por mbetën me 10 lojtarë në 25 minutat e fundit, duke qenë se Mateo Kovaçiç u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk mundën dot të ruanin avantazhin.
Pozitat e Benitezit u tronditën shumë dhe largimi i tij dukej i pashmangshëm që pas humbjes së thellë 0-4 përballë rivalëve historik të Barcelonës, disa javë më parë.
Benitez i pyetur së fundmi, një ditë para shkarkimit, justifikoi barazimin, por duket se ndjeu shkarkimin nga presidenti Perez.
Në vend të tij në detyrën e trajnerit të Real Madrid besohet se do ta marrë zyrtarisht një ish-futbollist legjendar i madrilenëve dhe i Francës, Zinedine Zidane, i cili aktualisht mban postin e trajnerit të Real Madrid Castilla. Zidane konfirmohet trajner për herë të parë i një ekipi elitar, por pritet zyrtarizimi i tij nga klubi madrilen, që vendosi sot shkarkimin nga detyra të Rafa Benitez.
KOHA JONË SONDAZH

