Shkeli rregullat e Fair Play Financiar, UEFA i heq 10 pikë Evertonit në renditjen e Premier League
Everton është dënuar për parregullsi financiare që thyejnë rregullat në fuqi të Premier League dhe tani e gjen veten me vetëm 4 pikë në klasifikim nga 14 që kishte, po aq sa dhe Burnley me të cilin ndan vendin e fundit të renditjes, pas dënimit që është kontestuar nga klubi.
“Një komision i pavarur vendosi dënimin me 10 pikë, për t’u aplikuar menjëherë duke qenë se është siguruar se Everton ka shkelur rregullat”, – lexohet në komunikatën e Premier League që zbardh vendimin e marrë nga një komision i pavarur që ka ndjekur çështjen.
Shkeljet kanë të bëjnë me mbylljen e periudhës së bilanceve 2021-2022. Everton kishte pranuar se kishte kaluar kufirin e humbjeve të lejuara, por jo se sa e kishte kaluar. Everton me 10 pikë më pak rrëshket në vendin e fundit të klasifikimit.
KOHA JONË SONDAZH

