Shkëlqejnë në Serie A por mungojnë te Kosova, paradoksi i Zhegrovës dhe Rrahmanit
Fundjava e pestë e Serie A solli një paraqitje të jashtëzakonshme të futbollistëve shqiptarë, me Edon Zhegrovën dhe Amir Rrahmanin që u përfshinë në formacionin më të mirë të javës nga platforma e specializuar “SofaScore”.
Zhegrova ishte protagonisti kryesor i Juventusit, edhe pse bardhezinjtë u mposhtën 3-2 nga Sassuolo. Sulmuesi kosovar realizoi dy gola spektakolarë dhe u vlerësua me notën 9.2, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të javës në kampionatin italian.
Në mbrojtje, vendin e tij e gjeti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Qendërmbrojtësi i Napolit zhvilloi një tjetër ndeshje solide dhe mori vlerësimin 7.7, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fillim sezoni.
Megjithatë, paradoksi qëndron te fakti se të dy lojtarët do të mungojnë në grumbullimin e ardhshëm të Kosovës. Rrahmani ka pasur përplasje me Federatën e Futbollit të Kosovës, ndërsa Zhegrova është lënë jashtë nga trajneri Franco Foda për arsye disiplinore.
Kështu, Kosova humbet dy prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm pikërisht në një moment kur ata po shkëlqejnë në Serie A. Një situatë që tregon se problemet e “Dardanëve” nuk janë vetëm sportive, por edhe jashtë fushës.
KOHA JONË SONDAZH

