Shkëmbi: Objektivi minimal Europa, ndaj Tiranës kërkojmë kualifikimin!
Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Tiranës. Strategu i bluve, theksoi se pushimi nga ndeshjet e kombëtares i shërbeu për të rikuperuar disa prej lojtarëve.
“Pushimi erdhi në momentin e duhur për disa lojtarë për gjendjen fizike që kishim. Kemi rikuperuar disa lojtarë, por edhe nga ana psikologjike ky pushim na bën mirë. Gjendja është pak më mirë, rikthehet Sofranac. Objektivi minimal është Europa, kjo është dëshira.
Synimi nesër është të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të kualifikohemi, e pastaj të mendojmë për kampionatin dhe për t’u afruar me kreun. Pas rezultateve jo të mira nuk është e thjeshtë situata, por kemi në ekip lojtarë me eksperiencë që kanë provuar shumë rezultate gjatë karrierës.
Koha e pushimit na bëri mirë për të harruar dhe për t’u fokusuar te ndeshja nesër. Gjithmonë mendja është te ndeshja e radhës, kualifikimi do të na bëjë të ndjehemi mirë edhe në kampionat”, u shpreh Shkëmbi.