
Kukësi nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat, teksa distanca me Tiranën kryesuese ka shkuar në 6 pikë pas barazimit kundër Vllaznisë. Problemet nuk kanë fund, teksa verilindorët do të humbasin edhe golashënuesin më të mirë të skuadrës Vasil Shkurtaj.
Autori i 16 golave në këtë sezon, mori shumë goditje në sfidën ndaj Vllaznisë te pjesa e gjurit dhe rezistoi deri në minutën e 74-të, teksa u largua duke çaluar.
Fillimisht u mendua për një dëmtim të rëndë për Shkurtajn që mund ta mbante jashtë fushave të futbollit deri në verë duke humbur edhe sfidat e tureve të para të Kupave të Europës. Shkurtaj nuk ka pësuar një këputje të ligamentit të brendshëm dhe gjasat janë që të rikuperohet në harkun e 3 javëve.
