Shoferi polak i kamionit që u përplas me tifozët: 34 vite pas timonit, s’kisha parë diçka të tillë

Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me fugonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm me shtatë viktima.

“Kam drejtuar një kamion për 34 vjet me radhë dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që has një situatë të tillë”, theksoi ai, duke përshkruar për ‘Libertatea’ të Rumanisë atë që ndodhi brenda pak sekondash në autostradën DN6, të cilën vetë rumunët e quajnë “rruga e vdekjes”.

Siç raportohet nga mediat rumune, aksidenti i djeshëm është më i rëndi që ka ndodhur në Qarkun e Timisoarës në të paktën 20 vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?