Shoku i skuadrës së Kumbullës del pozitiv në testin e koronavirusit
Një rast tjetër në Serie A me koronavirus. Hellas Verona raporton se Mattia Zaccagni i është nënshtruar testeve mjekësore duke rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 . Futbollisti dhe e gjitha skuadra e Hellas Veronës do të zgjasin periudhën e izolimit deri më 25 mars.
Në ditët e fundit Zaccagni ka pasur vetëm ethe. Kujtojmë që në vetëkarantinim janë edhe dy futbollistët shqiptar, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.
Pritet që gjithë skuadrës së Veronës t’i bëhen testimet, me shpresën se nuk do të ketë raste të tjera pozitive. /R.Lika-Koha Jone/