Short për kapitenin e ri te Barcelona, zgjidhet fituesi

Te Barcelona kanë zgjedhur kapitenin për sezonin 2020-2020. Ashtu si sezonin e shkuar, kapiten është zgjedhur Lionel Messi.

Edhe pse e ka vitin e fundit në Barcelonë, argjentinasi është votuar nga shokët e skuadrës dhe do ketë nderin të mbajë shiritin në krah.

Pike, Buskets dhe Roberto do jenë tre zëvendës kapitenët e tjerë.

Mesi do mbajë shiritin në krah që në miqësoren që Barcelona do zhvillojë ndaj Gimnastik de Tarragona.

Trajneri Kuman e ka telefonuar argjentinasin dhe e ka informuar se do luajë në miqësore.

Messi është pak mbrapa me përgatitjet pasi e ka filluar fazën stërvitore me vonesë për shkak se dëshironte të largohej nga katalanasit.

SHKARKO APP