Shorti i Champions, Skënderbeu përballë Dinamo Zagreb
Dinamo e Zagrebit është kundërshtari i Skënderbeut para fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.
Në shortin që sapo u hodh në Nion të Zvicrës për fazën “Play off” të këtij kompeticioni, goglat i rezervuan një kundërshtar të vështirë, por jo të pakalueshëm kampionëve shqiptarë, të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë në Shqipëri.
Kroatët nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e arritura në turet eliminatore. Në raundin e dytë Dinamo u përball me modestët CS Fola të Luksemburgut. Ndeshja e parë e zhvilluar më 15 korrik në Zagreb, u mbyll në barazim 1-1 dhe vetëm ndeshjen e kthimit, kroatët siguruan kualifikimin falë fitores 3-0.
Në raundin e tretë skuadra kroate kaloi norvegjezët e Moldes e ndihmuar edhe nga fati. Ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1 në Kroaci, ndërkohë që në takimin e dytë, vendasit rikuperuan disavantazhin e tre golave dhe për pak prekën kualifikimin, duke humbur edhe dy penallti.
Megjithatë duhet pranuar se të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut konsideroheshin ekipe më të forta dhe më me eksperiencë sepse kishin luajtur më parë në fazën e grupeve të Champions dhe kanë më shumë eksperiencë.
Ndeshjet e parë të “Play off” luhen më 18-19 gusht dhe kthimi një javë më pas.
Në rast se Skënderbeu nuk shkon në fazën e grupeve të Champions, kalon automatikisht në fazën e grupeve të Europa League, duke vazhduar ëndrrën evropiane edhe më tej.
KOHA JONË SONDAZH

