Shorti i Conference League/ Ndeshje interesante në fazën e 1/16-ve
Pas Champions League dhe Europa League, në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti për fazën e 1/16-ve në Conference League. Chelsea, e cila është edhe skuadra favorite në këtë kompeticion, do të përballet me danezët e Copenhagen.
Ndeshja e parë do të luhet në Danimarkë, ndërsa ajo e kthimit në Londër. Fiorentina është vendosur përballë grekëve të Panathinaikos. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Real Betis dhe portugezëve të Vitoria.
Ndeshjet e para janë planifikuar të luhen më 6 mars, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 13 mars.
KOHA JONË SONDAZH

