Shorti i Euro 2016/ Eurosport: Askush nuk e do ltalinë…Të gjithë për Shqipërinë
Nesër hidhet shorti i Euro 2016. Finalet e Europianit të Francës afrojnë dhe marrin formë, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë, pjesëmarrëse për herë të parë në këtë event, ka edhe një arsye më tepër për të pritur me shortin dhe mësuar kundërshtarët. Sakaq, kanali televiziv i njohur në kontinent, Eurosport, ka kontaktuar redaksinë e shpërndara në vende të ndryshme të Europës dhe ka kërkuar që të votohet nga secila prej tyre “grupi i ëndrrave” dhe “grupi i vdekjes”. Italia evidentohet si kundërshtar i mundshëm në votimin e tyre, ndërsa skuadra më e kërkuar që të jetë në grup është pikërisht Kombëtarja Shqiptare që drejtohet nga Gianni de Biassi. Kjo për arsye se Shqipëria merr pjesë për herë të parë dhe konsiderohet kundërshtar lehtësisht i kalueshëm për ekipet e tjera pjesëmarrëse.
Votimi i redaksive të Eurosport:
Dirk Adam – Eurosport Gjermania
Grupi i ëndrrave: Gjermania, Ukraina, Hungaria, Shqipëria
Grupi i vdekjes: Gjermania, Italia, Polonia, Irlanda
Piotr Këiatkoëski – Eurosport Polonia
Grupi i ëndrrave: Anglia, Ukraine, Shqipëria, Polonia
Gripi i vdekjes: Spanja, Italia, Turqia, Polonia
Mattia Fontana – Eurosport Italia
Grupi ëndrrave: Italia, Anglia, Hungaria, Irlanda e Veriut
Grupi i Vdekjes: Italia, Gjermania, Zvicra, Uellsi
Ivan Castello – Eurosport Spagna
Grupi i ëndrrave: Spanja, Ukraina, Sllovakia dhe Shqipëria
Grupi i vdekjes: Spanja, Italia, Zvicra, Uellsi
Mike Biryukov – Eurosport Russia
Grupoi i ëndrrave: Portugalia, Rusia, Rumania, Shqipëria
Grupi i vdekjes: Gjermania, Rusia, Çeki, Turqia
Maxime Dupuis – Eurosport Franca
Grupi i ëndrrave: Franca, Rusia, Hungaria, Irlanda e Veriut
Grupi i vdekjes: Franca, Italia, Republika Çeke
Alex Chick – Eurosport Britania e Madhe
Grupi i ëndrrave: Anglia, Ukraina, Hungaria, Shqipëria
Grupi i vdekjes: Anglia, Italia, Zvicra, Irlanda
KOHA JONË SONDAZH

