Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona “peshkon” Atleticon e Simeones

Shorti i hedhur për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit ka rezervuar përballje interesante dhe emocionuese. Barcelona është vendosur përballë Atletico Madrid, një ndeshje që premton spektakël. Dy skuadrat duelojnë mes tyre edhe për titullin kampion në La Liga.

Real Madrid ishte me fat, pasi shorti e vendosi përballë Real Sociedad. Datat përfundimtare nuk janë përcaktuar ende, ndërsa pritet të zbulohen në ditët e ardhshme.

Sfidat e para do të jenë më 25, 26 ose 27 Shkurt, ndërsa ato të kthimit më 1, 2 ose 3 Prill. Finalja e madhe është parashikuar më 26 Prill.

Mund të jetë një ilustrim i teksti që thotë "COPA REY MAPFRE SORTEO DE SEMIFINALES CAMPEONATO DE ESPAÑA COPA DE S.M.| EL LREY B ្ SEMIFINAL1 FC FCBarcelona VS Club Atlético de Madrid SEMIFINAL2 2 Real Sociedad de Fútbol VS Real Madrid CF MAPFRE Silbö: Tekecom Hecor renfe SEAT"

SHKARKO APP