Shorti i Nations League/ Italia sfidon Gjermaninë, Kosova mëson rivalin e Play Off

NYON, SWITZERLAND - DECEMBER 16: A view of the UEFA Nations League trophy during the UEFA Nations League 2022/23 League Phase Draw at the UEFA headquarters, The House of European Football, on December 16, 2021, in Nyon, Switzerland. (Photo by Richard Juilliart - UEFA/UEFA via Getty Images)

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të këtij edicioni të Nations League. Goglat kanë dhuruar përballje interesante, ku spikat supersfida Itali-Gjermani.

Nations League, shorti i çerekfinaleve

Holandë-Spanjë

Kroaci-Francë

Danimarkë-Portugali

Itali-Gjermani

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

Fituesja Itali-Gjermani do të përballet në gjysmëfinale me fituesen Danimarkë-Portugali, ndërsa fituesja e sfidës Kroaci-Francë ndaj fitueses së takimit Hollande-Spanjë.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

Çerekfinalet do të luhen në mars të vitit 2025, ndërsa finalet (Final 4) në qershor të vitit 2025. Kosova, që zuri vendin e dytë në grupin e saj në Ligën C do të përballet me Islandën, që u rendit e dytë në grupin e saj në Ligën B.

Bullgaria do të ndeshet me Irlandën, ndërsa Armenia me Gjeorgjinë. Sfida tjetër e Play Off-it për Ligën B/C është sfida Sllovaki-Slloveni.

Nations League, Ndeshjet e Play Off-it për Ligën B/C

Kosovë Islandë

Bullgari-Irlandë

Armeni-Gjeorgji

Sllovaki-Slloveni

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

SHKARKO APP