Shpallet lista anti-Serbi e kombëtares, De Biasi rikthen Alban Mehën
Trajneri Gianni de Biasi bëri publik sot listën me emrat që ka thirrur të kombëtares për dy ndeshjet e mbetura kualifikuese, ndaj Serbisë dhe Armeninë.
Emri i ri është Alban Meha, i cili rikthehet në kombëtare nga trajneri i Shqipërisë pas paraqitjeve mbresëlënëse në kampionatin turk, me Konyasporin.
Bie në sy se, mes të ftuarve të De Biazit, prania e Burim Kukelit, pavarësisht se ai është i dëmtuar. Ndoshta De Biazi do ta shikojë vetë, që të kuptojë shkallën e lëndimit të mesfushorit shkatërrues dhe të provojë hap pas hapi mundësinë e riaftësimit.
Lista e kombëtares për dy kualifikueset e radhës, ndaj Serbisë dhe Armenisë:
E. Berisha, Hoxha, Shehi, Agolli, Ajeti, Aliji, Cana, Djimsiti, Hysaj, Lila, Rrahmani, Abrashi, Basha, Kaçe, Kukeli, Memushaj, Shala, Xhaka, Balaj, Cikalleshi, Gashi, Lenjani, Roshi, Sadiku, Salihi, Meha.
KOHA JONË SONDAZH

