Shpërthen Balotelli: Nuk luhet me shëndetin, të ndalet kampionati!

Koronavirusi po bëhet gjithnjë e më tepër problem për futbollin dhe dyert e mbyllura në Serie A nuk duket se japin garancinë e plotë kundër emergjencës së sëmundjes. Mario Balotelli, i cili ka reaguar në Instagram, duke kërkuar ndalimin e kampionatit.

“E dua futbollin më shumë se ju, por të luash do të thotë të udhëtosh me autobus, tren, avion, të flesh në hotel, të futesh kudo në kontakt me persona të tjerë jashtë shoqërisë tënde ku punon.

Që tani nuk i shoh fëmijët e mi për këtë koronavirus të mallkuar, sepse sic e dini nuk jetojnë në Lombardi e kjo është stresuese dhe e trishtë për mua. Sigurisht nuk do të doja kurrë që mamaja ime, me të cilën jam në tavolinë për të ngrenë pothuaj çdo ditë, të mbetej e infektuar.

Për çfarë? Për të zbavitur dikë tjetër? Ose për të mos humbur para? Mos u tallni tani! Merrni me vete ato që keni thënë, se e tepruat. Nuk luhet me shëndetin djem”, shkruan futbollisti i Brescias.

SHKARKO APP