Shpërthen festa dardane, Kosova, barazon ndaj Sllovakisë (VIDEO)

Reagon menjëherë Kombëtarja e Kosovës në përballjen ndaj Sllovakisë, duke rikthyer ekuilibrin pas një starti të vështirë në Bratislavë.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë të furishme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Ishte Martin Valjent që gjeti rrugën e rrjetës me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi të ardhur nga goditja e dënimit e ekzekutuar nga Lukas Haraslin.

Megjithatë, reagimi i “Dardanëve” ishte i menjëhershëm dhe me personalitet. Në minutën e 21-të, Veldin Hoxha riktheu baraspeshën me një gol spektakolar. Mesfushori goditi saktë me të majtën nga kufijtë e zonës së rreptësisë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke ndezur shpresat e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO E GOLIT

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?