Shpëtim Gjika i dorëzoi të gjitha, por nuk dorëzohet para Flamurtarit

Shpëtim Gjika nuk është më kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe as presidenti i Flamurtarit. Po ai që nuk është ndarë Flamurtarit në çdo stadium në të shkuarën, kur bënte edhe rolin e kryebashkiakut e të presidentit të ekipit, duket se ka pasur  një lidhje të fortë me  skuadrën e futbollit të qytetit të tij.

Shpëtim Gjika në këto ditë në nxehta vere, ka preferuar të ndjekë ekipin edhe në miqësore si kjo e fundit me Apoloninë.  Ishte pikërisht Gjika, që bëri të mundur ardhjen e donatorëve të rinj turq në krye të Flamurtarit, mes të cilëve edhe Sinan Idrizi, që mban rolin e administratorit për momentin dhe përfaqëson në emër të përveçëm gjithë drejtuesit.

Flamurtari u forcua ndjeshëm gjatë merkatos së verës dhe në një miqësore të fundit me Apoloninë debutuan lojtarë të ardhur kohët e fundit, ku spikaste ish-kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqësorja, Apolonia-Flamurtari

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues Telushi 76′ (pen)

Apolonia: Miço, Broshka, Prifti, Bala, Dimo, Hysenshahaj, Hoxha, Uzuni, Lazaroviç, Dhima, Rajkoviç. (U aktivizuan edhe: Bala, Braka, Memeti, Andoni, Arapi, Fill, Kondakçi, Kuka, Rahoveci). Trajner: Artan Mergjyshi

Flamurtari: Halilaj, Gjinaj, Fushtar, Curri, Popkhadze, Bregu, Llambi, Trap, Greca, Nexhipi, Shehaj (U aktivizuan edhe: Telushi, ldrizi, Kuqi, Buval, Oejvani). Trajner: Stanislav Levi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?