Shpresat e Shqipërisë përballë Italisë B, debuton edhe një talent me rrënjë shqiptare
Kombëtarja shqiptare U21 do të zhvillojë më 8 qershor një ndeshje miqësore ndaj Italisë U21, e cila në praktikë pritet të mos jetë me formacionin më të fortë të mundshëm të italianëve. Në listë bie në sy edhe një emër me origjinë shqiptare, Kristian Cama, mbrojtës i Romës, i cili megjithatë ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të saj prej vitesh.
LISTA E ITALISË
Portierë: Diego Maskardi (Specia), Lapo Siviero (Torino), Lorenco Torriani (Milan)
Mbrojtës: Uisdom Amej (Pianese), Adam Bakoune (Monza), Gabriele Kalvani (Frozinone), Kristian Cama (Roma), Nikolo Fortini (Fiorentina), Gabriele Guarino (Empoli), Brando Moruci (Empoli), Xhakomo Stabile (Bari).
Mesfushorë: Tomaso Berti (Çezena), Aron Çiamaljikela (Juve Stabia), Leonardo Kolombo (Monza), Matia Manini (Juve Stabia), Fabio Rispoli (Katanzaro), Kevin Zeroli (Juve Stabia)
Sulmues: Gabriele Alesi (Katanzaro), Mateo Lavelli (Inter), Alvin Okoro (Juve Stabia), Simone Pafundi (Sampdoria), Emanuele Rao (Bari), Dominik Vavasori (Atalanta).
KOHA JONË SONDAZH

