Shpresat mposhten 4-0 nga Azerbajxhani
Humbje e thellë e kombëtares U-21, në turneun “Antalia Cup”. Në ndeshjen e saj të tretë të këtij turneu që po zhvillohet në Turqi skuadra e Redi Jupit, u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Azerbajxhani. Përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë i pësoi të katër golat në pjesën e dytë. Pas ndeshjes së tretë në Antalia Cup, Shqipëria U-21 numëron 4 pikë, me 1 fitore ndaj Bahreinit dhe 1 barazim ndaj Arabisë Saudite. Dy ndeshjet e radhës në këtë turne, skuadra e Redi Jupit do t’i luajë ndaj Kosovës dhe Ukrainës.
KOHA JONË SONDAZH

