Shqipëri-Armeni, FSHF: Keqardhje, që me mijëra tifozë mbetën pa bileta

 Stadiumi i Elbasanin mban jo më tepër se 13 mijë tifozë, por anembanë Shqipërisë, si dhe nga Kosova, Maqedonia e vise të tjera shqipfolëse kërkesat janë gati sa kapaciteti që mban stadiumi gjigant i Barcelonës, “Kamp Nou”. Kësisoj kush ka gjetur një biletë për ndeshjen Shqipëri-Armeni mund të quhet me fat, kush jo, ta shohë atë në ekran, sepse FSHF sqaron që nuk ka asnjë mundësi, edhe pse dëshiron që të  gjithë të interesuarit të ishin në stadium. Federata Shqiptare e Futbollit, dy ditë para ndeshjes informon publikun në lidhje me shpërndarjen dhe shitjen e biletave për ndeshjen e radhës kualifikuese për kampionatin Europian, Shqipëri-Armeni, që do të luhet të dielën më 29 Mars në stadiumin “Elbasan Arena” se interesimi për këtë ndeshje, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kërkesat për të asistuar në stadium kane qene maksimale. Duke falënderuar të gjithë tifozët që mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, FSHF kërkon  ndjesë në forme morale që s’mund të plotësojë mijëra kërkesa që vijnë për pajisjen me bileta. Sa i takon shitjes së biletave, FSHF ka aplikuar për herë të parë në Shqipëri, shitjen e biletave online , shërbim që ka qenë prezent në ëebin zyrtar të FSHF-së prej 17 ditësh. Rreth 20% të biletave janë shitur në këtë formë. Një proces ky tejet transparent, i cili është lehtësisht i kontrollueshëm dhe krijon lehtësi për aplikuesit e mbi te gjitha krijon distancën nga çdo korrupsion, apo abuzim i mundshëm.  Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me  grupimet e organizuara të tifozëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga Europa, ka bërë planifikimin dhe shpërndarjen e biletave për ta, duke i konsideruar një faktor të rëndësishëm, që mbështesin kombëtaren kuqezi, brenda dhe jashtë Shqipërisë, sipas njoftimit.  Biletat për këtë ndeshje, janë shitur në sportelet përkatëse si në qytetin e Tiranës ashtu edhe në atë të Elbasanit, duke pajisur me to, qytetarët e paraqitur në sportele. Sigurisht, kërkesat janë shumë më të mëdha në raport me mundësitë dhe kapacitetin e stadiumit por kjo nuk është në dorën tonë.  FSHF i bën thirrje qytetarëve  të denoncojnë çdo abuzim të mundshëm në lidhje me çmimin e biletës apo shitjen e tyre në vende të paautorizuara nga FSHF,” – përfundon njoftimi zyrtar i Fedrat zyrtar i Federatës, mbi biletat aq të dëshiruara nga tifozët, për ndeshjen

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?