Shqipëri-Kosovë në “Elbasan Arena”
Për herë të parë në histori, Shqipëria dhe Kosova do të përballen mes tyre në një ndeshje eliminatore, atë të Grupit 3 kualifikues të Euro 2021 për U-21. Takimi do të luhet në orën 19:00, në “Elbasan Arena”. Një sfidë “vëllazërore”, që në fakt nuk do të jetë e tillë kur skuadrat të zbresin në fushën e blertë. Shqipëria, e drejtuar nga Alban Bushi, do fitoren e parë në grup, pasi në katër ndeshje të zhvilluara ka marrë vetëm dy pikë, duke barazuar dy dhe humbur po dy takime. Kosova, nga ana tjetër, synon të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, pasi të tri sfidat e para ka fituar dy dhe humbur një përballje.