Shqipëri-Kosovë, përcaktohet data e takimit miqësor

 

Janë shtete të një kombi dhe miqësoret mes tyre,  ifiton shqiptaria.

Shqipëria dhe Kosova do të ndeshen mes tyre në një miqësore futbolli më 13 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin e ka bërë të ditur Artan Govori, përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballja mes dy përfaqësueseve shqiptare do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin e Prishtinës.

Ndeshja do të jetë edhe një festë me tifozët e Kosovës për kualifikimin e Kombëtares kuqezi në Kampionatin Evropian.

Ndërkohë, ende nuk është gjetur një kundërshtar për 17 nëntorin, datë e lirë nga FIFA. FSHF ka qenë në bisedime me dy ekipe ballkanase, Kroacinë dhe Bullgarinë, mirëpo ende  nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ndonjë përballje të mundshme me ndonjërën prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?