“Shqipëri & Serbi 2027”, Kosova në Grupin A së bashku me Spanjën

Shorti i mbajtur sot  në Nion të Zvicrës i ka caktuar rivalet e shpresave të dardanëve për tu kualifikuar në Euro 2027 për moshat deri në 21 vjeç.

Në fushatën e saj të Eliminatoreve për tu kualifikuar në “Shqipëri dhe Serbi 2027”, Kosova do të rivalizojë me kombëtare si ajo e Spanjës, Rumanisë, Finalandës, Qipros dhe San Marinos.

Kombëtarja dardane është pjesë e Grupi A, ku bëjnë pjesë plot 6 skuadra. UEFA ka bërë me dije se për në finalet e kompeticionit do të kualifikohen direkt 9 kombëtaret e para të secilit grup si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë të dytat e tjera do të luajnë me njëra-tjetrën për të përcaktuar edhe katër të kualifikuarat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eliminatoret e “Euro 2027”

Swiss Digital Mobile Reklama

▪ 17–25 Mars 2025

▪ 2–10 Qershor 2025

▪ 1–9 Shtator 2025

▪ 6–14 Tetor 2025

▪ 10–18 Nëntor 2025

▪ 23–31 Mars 2026

▪ 21 Shtator–6 Tetor 2026

Play-off

▪ 9–17 Nëntor 2026

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?