Shqipëri-Serbi, bllokohen biletat pa dalë në treg, pronotohen nga zyrtarët e shtetit
Qeveritarë, deputetë, të afërm të tyre dhe miq të FSHF-së pritet që të marrin më shumë se 70% të biletave të ndeshjes, Shqipëri-Serbi.
Ka një bum kërkesash për ndeshjen e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nëse për ndeshje të tjera ka pasur kërkesa për rreth 30 mijë bileta këtë herë kërkesat shkojnë deri në 50 mijë. Ka edhe një muaj kohë dhe pritet që 100 mijë tifozë të interesohen për një biletë.
Kujtojmë se kapaciteti i stadiumit Elbasan Arena është për vetëm 13 mijë tifozë.
Në këto kushte, për të shmangur çdo incident, po bëhet seleksionimi i tifozëve, ku brenda në stadium pritet të mos ketë asnjë ultras apo tifoz problematik.
Kjo për të shmangur çdo incident të mundshëm .
Një muaj para ndeshjes me Serbinë, rreth 70% e stadiumit "Elbasan Arena" duket se është e prenotuar nga zyrtarët e shtetit. Edhe në muajin e mbetur pritet që të mos ketë asnjë biletë për ndeshjen e 8 tetorit për problematikët. Biletat ende nuk kanë dal në treg, por duket se kur të dalin, ato do të jenë të shitura të gjitha.
KOHA JONË SONDAZH

