Shqipëri-Serbi ndeshja më e kërkuar në histori, 297 mijë kërkesa për bileta!
Sonte luhet historia në Tiranë, ku kombëtarja shqiptare ka përballë Serbinë. Kjo ndeshje ka patur kërkesat më të mëdha për bileta në historinë e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Tiranë.
Kjo për faktin se luhet ndaj Serbisë, e cila jo vetëm mbetet pretende për vendin e dytë në grup, sikurse edhe Shqipëria e cila synon këtë rënditje, por edhe për arësyen se ndeshja në Beograd me 14 tetor 2014 u kthye në arenë boksi prej lojtarëve serbë e ku huliganët e Serbisë shpërthyen me mjete goditëse ndaj lojtarëve të Shqipërisë.
Deri tani ka 297 mijë kërkesa për bileta nga 22 mijë vende që ka stadiumi ynë. Për sigurinë në stadium e jashtë tij janë angazhuar 2500 forca policore. Të dy trajnerët kanë deklaruar për median se duan fitore.



KOHA JONË SONDAZH

