Shqipëri-Serbi, rrezikojnë të mbeten jashtë stadiumit tifozët kosovarë

Tifozët nga Kosova mund të mbete jashtë stadiumit pa biletë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet më 4 tetor në  “Elbasan Arena”.

Shkak për këtë është vendimi që FSHF-ja mori, në bazë të cilit nuk lejohet shitja e biletave pa kartë identiteti, për të shmangur personat që mund të shkaktojnë incidente.

Ky vendim prek shqiptarët në Kosovë, të cilët nuk disponojnë kartë identiteti shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që, ende nuk është sqaruar situata për tifozët e zjarrtë nga Kosova, nuk dihet nëse do të lejohen ose jo të ndjekin ndeshjen në stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse për blerjen e një bilete nevojitet karta e identitetit shqiptare, pritet që FSHF-ja të sqarojë se si do të shiten biletat për tifozët shqiptarë nga Kosova dhe ata të Maqedonisë, të cilët do kenë mundësi t’i blejnë biletat vetëm pak orë para ndeshjes, kohë kjo e panevojshme për të verifikuar se cilët persona përbëjnë rrezikshmëri e cilët jo.

Blerja e biletave nga shqiptarët jashtë kufijve përveçse prezantimit me kartë shqiptare, do të hapte një problematikë tjetër për FSHF-në, e cila do t’i duhet të kërkojë informacion të detajuar nga autoritetet kosovare, maqedonase e malazeze, lidhur me tifozët shqiptarë që do të përkrahin Kombëtaren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?