Shqipëri-Serbi sërish në një grup, UEFA “e dehur” para shortit
Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian për ekipet kombëtare femra nën 19 vjeç, Shqipëria dhe Serbia kanë rënë sërish në një grup.
Shqipëria dhe Serbia janë në grupin 4, bashkë me Skocinë dhe Qipron.
Shqipëria dhe Serbia ishin në një grup edhe në ekipin e parë të futbollit meshkuj dhe ndeshja në Beograd u mbyll me incidente të shumta. UEFA ia dha fitoren Serbisè, 3-0, por më pas Arbitrazhi Sportiv e ktheu rezultatin në favorin tonë. UEFA u kritikua gjerësisht pse dy ekipet u shortuan në një grup.
Por UEFA nuk ka marrë sërish parasysh marrëdhëniet mes dy kombeve as këtë herë, duke mos shmangur përplasjen edhe në futbollin e femrave.
KOHA JONË SONDAZH

