Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëri-Spanjë/ Bashkia e Dyseldorfit organizon pritje për dy federatat, Duka: Vetëm futbolli i bashkon kaq shumë njerëzit

EURO2024 E hënë, 24 Qershor 2024 15:12
Shqipëri-Spanjë/ Bashkia e Dyseldorfit organizon pritje për dy federatat, Duka: Vetëm futbolli i bashkon kaq shumë njerëzit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në këtë rrugëtim në finalet e Kampionatit Europian 2024 që po mbahen në Gjermani. Në kuadër të kësaj sfide mjaft të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, Bashkia e Dyseldorfit, me në krye të parin e qytetit, Stephan Keller ka organizuar paraditen e sotme një ceremoni pritje për përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Spanjolle.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Delegacioni shqiptar përbëhej nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, Zv.Presidentët e FSHF, Arben Dervishaj e Lutfi Nuri, anëtarët e KE-së së FSHF, Anila Basha e Pano Xhixho si edhe zyrtarë të tjera të FSHF.

Mund t'ju interesojë

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Para 11 minutash
Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Para 23 minutash
Caio Jorge i hap derën Juventusit për një rikthim në Seria A

Caio Jorge i hap derën Juventusit për një rikthim në Seria A

Para 50 minutash

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë pritje në ambientet e Bashkisë së Dyseldorfit, përveç përfaqësuesve të dy federatave ishin të pranishëm edhe Zv.Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Peter Frymuth, Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, Konsullja e Nderit e Shqipërisë në NRW, Anduena Stephan dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë kësaj ceremonie falënderoi Kryetarin e Bashkisë për këtë pritje, si edhe për kontributin e kësaj Bashkie për organizimin e finaleve të Europianit në Gjermani.

“Dua ta falënderoj shumë z. Keller dhe të gjithë stafin e tij, jo vetëm për pritjen e organizuar sot por për të gjithë kontributin e tyre në organizimin e Kampionatit Europian 2024 ku qyteti i Dyseldorfit ka pasur një peshë kryesore edhe për numrin e ndeshjeve dhe për të gjithë organizimin”, – tha Presidenti Duka, i cili theksoi se Shqipëria ka gjetur frymën e mirëseardhjes në Gjermani jo vetëm përgjatë kësaj periudhe, por edhe më herët, ndërsa nënvizoi se tifozët shqiptarë janë treguar më europianë se europianët.

“Në fakt ne kemi nevojë shumë për këtë mirëseardhje dhe ju së bashku me të gjithë gjermanët na e keni dhënë si emigrantë e tani si pjesë e futbollit. Në një lloj mënyrë e kemi marrë sepse kemi fituar grupin. Jo vetëm ekipi jonë por të gjithë tifozët tonë në Dortmund, sot në Dyseldorf, në Hamburg dhe kudo e kanë treguar që ne jemi më europianë se europianët. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë mikun tim Piter që është sot këtu dhe që ka qenë pranë nesh, padyshim edhe ambasadoren dhe konsullen tonë të nderit. Unë jam shumë i lumtur kur shoh forcën e futbollit. Unë besoj se asgjë tjetër nuk do të mblidhte kaq shumë kombësi në një vend për të ndjekur një aktivitet sportiv se futbolli. Në këtë Kampionat Europian ne po shohim që është shumë më shumë se një lojë”, – tha ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, i cili u shpreh se beson te Kombëtarja dhe te fitorja sonte.

“Në një ndeshje çdokush do të fitojë dhe ne duam të fitojmë sot. Unë besoj se djemtë tanë do të arrijnë të kënaqin gjithkënd që do të jetë në stadium dhe që do të ndjekin këtë ndeshje futbolli në të gjithë botën. Uroj që ta shijoni këtë ndeshje sot dhe të gjithë Kampionatin Europian”, përfundoi Presidenti Duka në këtë ceremoni pritje të organizuar nga Bashkia e Dyseldorfit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 11 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 12 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 23 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 25 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.